“Topi është i rrumbullakët”; Mesazhi i Metës: Ja kur ndizen më shumë përkrahësit
Përmes një postimi në ‘Facebook’ presidenti Meta thotë se ka ndryshuar planet dhe do të jetë i pranishëm tek takimi i sotëm i futbollit Shqipëri-Islandë, në “Elbasan Arena”.
“Nuk kisha në plan të shkoja sot në “Elbasan Arena” për shkak të shumë detyrimeve të tjera, por besoj se të gjithë duhet të jemi më pranë se asnjëherë Kombëtares sonë që pas shkëlqimit të jashtëzakonshëm në Europianin e Francës është në tranzicion drejt rigjetjes së vetvetes. Shpesh tifozët kërkojnë vetëm fitore, por topi është i rrumbullakët. E di që shumë tifozë janë mërzitur nga humbja me Francën, kampionen e botës, por mos harroni si humbi Brazili me Gjermaninë 1-7. Le të mësojmë dhe nga tifozët e Kosovës, që pikërisht kur ekipi është në disavantazh, ndizen më shumë në përkrahjen e ekipit.
Sot në “Elbasan Arena” me Kuqezinjtë!🇦🇱👐”, shkruan Meta.
Fraksion.com