“Stop Informalitetit”; 14.168 qytetarë shkarkojnë aplikacionin; Rama: Mos heshtni përballë abuzimit
Aksioni kundër informalitetit vijon në terren ndërsa 14.168 qytetarë kanë shkarkuar deri tani aplikacionin “Stop Informalitetit”.
Kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët që ta shkarkojnë këtë aplikacion duke u bërë mbështetje e nevojshme kundër çdo abuzimi.
“Nëse s’e ke shkarkuar ende, bëje edhe ti, sepse të jep mundësinë që në 1 minutë të gjesh mbështetjen e nevojshme, kundër çdo abuzimi me kuponin tënd, me rrogën tënde, me sigurimin tënd shëndetësor e shoqëror apo me konkurencën e pandershme ndaj biznesit tënd”, tha ai.
Rama tha se aplikacioni që të mundëson të mos heshtësh përballë abuzimit, gjendet në App Store https://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details…
“Denoncimi është i fshehtë dhe konfidencialiteti i të dhënave 100% i garantuar”, tha Rama.
Fraksion.com