AktualitetTë fundit

Saimir Tahiri te “Krimet e Rënda”; Prokuroria sot jep pretencën

Sot do të mësohet se sa vite burg do të kërkojë organi i akuzës për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Tahiri ndodhet në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda ku po zhvillohet seanca e radhës dhe ku Prokuroria pritet të japë pretencën.

Ai shoqërohej nga avokati Maks Haxhia, Tahiri hyri në gjykatë pak minuta para orës 09.00.

Ai së bashku me Jaeld Celën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie dhe Gjergj Kohilën ish-oficer policie, akuzohen për “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.
Në seancën e sotme Prokuroria do të japë pretencën, ku pritet të mësohet dënimi që do të kërkohet ndaj ish-ministrit.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm për gjykim të shkurtuar.

 

Fraksion.com