‘Rëzohet’ Ilda Bejleri; Nevina Shtylla ‘i thyen’ takat
Largimi i Ilda Bejlerit nga Digitalb ishte padyshim i bujshëm, kjo për shkak dhe të sherrit që u përfol me Dritan Shakohoxhën. Ilda e kaloi lehtesisht kete fazë, duke gjetur menjëherë vendin e ri në televizion.
Bukuroshja do te jetë pranë Edi Manushit në Procesin Sportiv, por në fakt nëse iu kujtohet, Manushi ka qënë i shoqëruar deri pak kohësh nga Nevina Shtylla. Mesa duket Ilda i ka zene vendin.
Teksa ishte e ftuar në shtëpinë e saj të vjetër, ‘Procesi Sportiv’, Nevina nuk i kurseu batutat për Ilda Beljerin, ndërsa tha se kur pa studion e re donte t’i thyente takat koleges së saj.
“Këtë studio të re e pashë me shumë zili, dhe mendova një herë të thyej takat e Ildës e të futem vetë aty(qesh). Për largimin tim, tifozët e Tiranës më kanë përgatitur një dhuratë këtë bluze, dhe i uroj fat për sezonin e ri”, tha me humor Nevina Shtylla.