Reforma zgjedhore; Gjiknuri: Gjermania interes maksimal për Reformën; Tryezë gjithëpërfshirëse bashkëpunimi me opozitën
Damian Gjiknuri, i cili eshte bashkekryetar i Reformes Zgjedhore ka patur diten e sotme nje takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf, i cili sipas Gjiknurit ka treguar interesimin maksimal të Gjermanisë për reformën zgjedhore.
Gjiknuri thekson se i ka treguar ambasadorit se mazhoranca ka gatishmerine e plote per kete reforme dhe për të krijuar hapësirat e bashkëpunimit për opozitën parlamentare ashtu edhe atë joparlamentare.
Postimi i plote i Gjiknurit:
Me ambasadorin Peter Zingraf i cili ritheksoi interesimin maksimal të Gjermanisë për reformën zgjedhore. Diskutuam mbi ecurinë e deritanishme të këtij procesi, gatishmërinë e mazhorancës për të krijuar hapësirat e bashkëpunimit për opozitën parlamentare ashtu edhe atë joparlamentare. Në kuadër të adresimit të kërkesave të opozitës parlamentare, me bashkëkryetaren e komisionit zj.Rudina Hajdari jemi dakordësuar të organizojmë brenda Shtatorit një tryezë gjithëpërfshirëse diskutimi mbi çështjet e sistemit zgjedhor,
Fraksion.com