“Opozita e sotme nuk është cilësore”; Meta: Kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend
Presidenti Meta përmes një postimi në ‘Facebook’, ka ndarë sot detaje nga takimi me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi,
Mesa duket presidenti tashmë është i bindur se opozita e sotme nuk është cilësore. “Së bashku ramë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96”, shkruan ai teksa “ka shkëmbyer disa mendime dhe kujtime” me kreun e kuvendit Ruçi.
“Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me Kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi. Së bashku ramë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96. Kjo më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë.”, shkruan Meta, ndërsa ka postuar një foto ku shihet me kryeministrin Edi Rama dhe Ruçin.
Fraksion.com