AktualitetTë fundit

“Gruaja e linte jashtë”; Xhelozia dhe tjetërsimi i pronës; Dy pistat e sherrit që sollën krimin në familje në Librazhd

Tre ditë nga krimi në familje që tronditi qytetin e Librazhdit zbardhen detaje të reja që mund të kenë çuar burrin në ekzekutimin e gruas me thikë dhe që më pas të hidhet me pranga në duar nga kati i katërt i pallatit ku banonin.

Dy janë pistat, e para lidhet me xhelozitë që kishte shfaqur gruaja, Luljeta Gjokola kohët e fundit dhe e dyta lidhet me një denoncim të kreut të degës së PD-së në Librazhd për tjetërsimin e një prone pranë HEC-it në Rrapun.

‘Gruaja kishte shfaqur shenja të forta xhelozi, ka pasur raste në mbrëmje kur gruaja i kishte mbyllur edhe derën burrit duke e lënë jashtë, kjo ka bërë që ai të kalojë në gjendje të rëndë depresive. Prej disa javësh Daut Gjokola kishte marrë mjekim për depresion” thotë gazetari i Report Tv.

Ndërsa në kryetari i degës së PD-së në Librazhd, Bujar Vreto përmes një denoncimi ka nxjerrë një tjetër pistë, që sipas tij kishte futur familjen Gjokola në depresion. Bujar Vreto shkruan se tjetërsimi i pronës afër hidrocentralit të Rrapunit ka bërë që Daut Gjokola të kalonte në gjendje të rëndë depresive prej disa kohësh.

“Konspiracionet tani janë të shumta, madje per tej imagjinates por une do ti drejtohesha prokurorise te filloje menjeherë hetimet dhe te zbardhe te verteten madje jam i gatshem te deshmoj dhe une per ngarkesat psikologjike te ciftit. Dauti bashke me Lulen kishin pese vjet qe perjetonin shume keq nderhyrjen brutale te pushtetit duke u marre investimin e tyre por jo vetem kaq ne Rrapun kishin nje toke private dhe pushteti per te ndihmuar pronaret e ndertimit te nje HEC-i i ndryshuan harten (keto jane indicje per te filluar hetimin dhe me jane thene nga vete te ndjeret, besoj se duhet te jene ne dijeni dhe femijet apo te afermit)” thotë Vreto.

Çifti Gjokola la pas dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë 27 dhe 23 vjeç. Familja Gjokola me katër anëtarë kishte një biznes të vogël, ndërsa njiheshin si njerëz të qetë dhe të rregullt. 12 vite me para Daut Gjokola ka qenë kryetar i këshillit bashkiak në Librazhd i zgjedhur nga partitë e djathta, në kohën kur bashkia drejtohej nga Shaqir Kuka, prej vitesh nuk merrej me politikë por ishte pronar i një agjencie udhëtimesh në qendër të qytetit e cila i siguronte jetese normale.

 

Fraksion.com