Gjak gjithandej! Pas martesës gay, moderatori shqiptar publikon foton e llahtarshme!
Moderatori i njohur i “Top Channel”, Mishel Rrena, i cili prezantoi sezonin e fundit të “Top Select” i dha fund beqarisë në verën e 2018-s duke u martuar me një mashkull.
Dasma e tyre sekrete u organizua në Londër në prani të miqve më të ngushtë.
Por lajmi për martesën gay u bë publik shumë shpejt dhe pati mjaft reagime dhe kritika për Mishelin, i cili u detyrua të mbyllte edhe llogaritë e tij personale në rrjetet sociale.
Por Mishel u rikthye shumë shpejt në Instagram dhe ka vijuar të jetë aktiv kohët e fundit.
Pak orë më parë ai publikoi një foto vërtet shqetësuese në Instagram.
Një lavaman i mbytur në gjak që të tmerron dhe të bën të mendosh për gjendjen e rënduar psikologjike që mund të ketë Mishel.
“A e njeh veten?”, shkruan ai në përshkrimin e fotos, duke na bërë të dyshojmë nëse ajo është realizuar në shtëpinë e tij, apo është thjesht një foto interneti.