“Eshtë cënuar siguria kombëtare”; Manja: Meta mund të hetohet edhe për mosveprim
Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Ulsi Manja, ka folur në emision në Top Channel, mbi çështjen e hetimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta u pyet nëse mund t’i shtohet objektit të hetimit, mosveprimi i presidentit Ilir Meta në qoftë se ka patur realisht rrezik dhe kërcënim për sigurinë dhe rendin e vendit, qershorin e këtij viti, siç vetë Meta pretendon.
“Patjetër do të jetë në vlerësimin e Komisionit Hetimor. Ne i mbetemi strikt objektit të hetimit, sepse dhe ky argument që jep presidenti, përsëri nuk i jep të drejtën të shkelë kushtetutën, pasi po kushtetuta ka zgjidhje edhe për këtë rast”, u shpreh ai.
Më tej, Manja tha se ngritja e këtij Komsioni Hetimor Parlamentar për të hetuar ligjshmërinë e veprimtarisë së presidentit në kuadrin e caktimit të datës së zgjedhjeve vendore është shprehje e përgjegjësisë së kësaj mazhorance.
“Për ne zgjedhjet, periodiciteti i zhvillimit të zgjedhjeve, respektimi i standardeve kushtetuese në një republikë parlamentare është standardi më i lartë që kjo mazhorancë i jep vetes, pra ruajtja e kushtetutës, sepse ka të bëjë me themelet e republikës. Dhe unë nuk e di se çfarë mund të ketë një situatë më të rëndë sesa anulimi i zgjedhjeve në një sistem demokratik dhe në një republikë parlamentare”, deklaroi kryetari.
Fraksion.com