AktualitetTë fundit

Dëshmia në e Tahirit: Radarët nuk punonin; Informova me shkresë sekrete Kodhelin

“Në cilësinë e ministrit, i jam drejtuar as kohe me shkresën e datës 29/10/2013, (shkresë sekrete) koleges time, ministres Kodheli, duke e informuar se nuk punon radarët”. Kështu deklaroi sot nga salla e gjyqit, ish-ministri Saimir Tahiri, për të cilin prokuroria kërkoi 12 vite burg (8 vite me gjykim të shkurtuar).

 ‘BalkanWeb’ tregon detaje nga seanca e stome gjyqësore që u mbajt tek Krimet e Rënda dhe se ka siguruar dëshminë e Tahirit, që ka qenë më e ashpër se kurrë. Tahiri pohoi se në kohën kur ai ishte ministër kishte vënë në dijeni ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodhelin se radarët nuk punonin.

“Prokuroria më akuzon mua për 4 episode trafikimi droge”. Por sipas tij, akuzat nuk kanë logjikë. Ai tha: “Prokuroria më akuzon për raste të trafikimit në 2013, 2014, 2015.”. Ndërkohë që hetimet, dy hetimet kronkrete, ndaj Taulant Haxhirajt dhe Moisi Habiljat kanë nisur në 2016. Tahiri pyeti se si ka mundësi që prokuroria mund të akuzojë atë për sasi droge të kultivuara para se ai të merrte detyrën e ministrit. Sipas Tahirit, prokuroria duhet t’i publikonte faktet qartë dhe mos të thoshte gënjeshtra.

Lidhur me akuzën që Tahiri ka favorizuar Habilajt, duke u garantuar atyre mbrojtje, Tahiri e kundërshtoi ashpër këtë fakt. Tahiri tha se Policia e Shtetit në 2/ 10/2013, fill pas episodit të parë kur akuzohet të jetë përfshirë se ka favorizuar Habilajt, kishte dërguar procedim penal ndaj shtetasve Moisi dhe Florian Habilaj për akuzat e heqjes së paligjshme të lirisë.

“Si mundet që unë t’i dërgoja ata në procedim për sa kohë i favorizoja në trafikun e drogës?!”, ka thënë Tahiri.

Sipas prokurorisë, trafikimi është kryer me një peshkarexhë me emrin Fatima. “Prokuroria”, tha Tahiri, e lë të mjegullt faktin se asokohe janë fikur radarët. Por unë në cilësinë e ministrit, i jam drejtuar as kohe me shkresën e datës 29/10/2013, (shkresë sekrete) koleges time, ministres Kodheli, duke e informuar se nuk punon radarët.

Policia e Shtetit ka proceduar vëllezërit Habilaj dhe se ata u dërguan sipas sistemit TMS, për kontroll, tha Tahiri, shkruan BW.

 

Fraksion.com