AktualitetTë fundit

Tronditet Librazhdi; Burri masakron gruan me thikë në sy të djalit dhe më pas hidhet nga pallati

Krimi në familje godet sërish. Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Librazhdit mbrëmjen e kaluar. Një burrë masakroi me thikë gruan e tij dhe më pas u hodh nga kati i katërt i pallatit duke gjetur edhe vdekjen. Daut Gjokola 53 vjeç vrau gruan Luljeta Gjokola 49 vjeçe duke e qëlluar mbi 7 herë me thikë dhe u hodh nga pallati. Çifti ka dy fëmijë, djali ishte i pranishëm kur ndodhi ngjarja dhe dërgoi nënën në spital, kur u kthye gjeti të atin pajetë para hyrjes së pallatit.

Njoftimi i policisë:
Në lagjen “Shkumbin”, Librazhd, në banesë shtetasi Daut Gjokola 53 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen Lule Gjokola 49 vjeçe, dhe me pas shtetasi Daut Gjokola është hedhur nga kati i katër i apartamentit të tij, për pasojë ka dërruar jetê.

Bashkëshortja e tij është transportuar menjëherë për në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndêrruar jetë sapo ka mbrritur në spital. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Librazhdit rreth orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar. Daut Gjokola 53 vjeç masakroi me thikë gruan e tij Luljeta Gjokola 49 vjeçe dhe më pas u hodh nga kati i katërt i pallatit duke gjetur edhe vdekjen. Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes. Por si ndodhi ngjarja e rëndë? Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja bazuar te burimet nga policia dhe dëshmitë e fqinjëve ka zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Çifti Gjokola që ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë 21 dhe 18 vjeç sapo ishte kthyer pas një darke familjare ku dyshohet se ka nisur debati që ka vijuar më pas edhe në banesë. Debati agravoi dhe Gjokola goditi me thikë mbi 7 herë gruan e tij duke e plagosur rëndë. Në momentin kur 53-vjeçari e qëlloi gruan i pranishëm ishte edhe djali, por nuk arriti që të ndalonte të atin.

Ka qenë djali që e ka dërguar nënën në spital në gjendje të rëndë, por pavarësisht ndihmës së mjekëve 49-vjeçarja ndërroi jetë. Ndërkohë që në momentin që djali është kthyer për në banesë ka gjetur trupin e të atit para hyrës së pallatit pajetë, pasi ishte hedhur nga kati i katërt i banesës.

Familja Gjokola me katër anëtarë kishte një biznes të vogël, ndërsa njiheshin si njerëz të qetë dhe të rregullt. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje e cila ndodhi në banesën e tyre në qendër të qytetit të Librazhdit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve, teksa po merr administron dëshminë e të afërmeve të çiftit.