“Shok të mirë falas”; Rama: Këto libra do t’i ruash si sytë e ballit
Kryeministri bashkëbisedoi me një prej fëmijëve që ulej për herë të parë në bankat e shkollës, të cilën e këshilloi që të mirëmbante librat.
Nxënësit e klasës së parë përfitojnë falas paketën e librave ku përfshihet Abetarja dhe fletorja e punës, Matematika, Dituria e Natyrës dhe fletorja e punës, si dhe Edukimi.
“Këto libra do t’i ruash si sytë e ballit. Nuk do t’i zhgarravisësh, nuk do t’i harrosh, nuk do t’i humbësh, nuk do t’i grisësh, por do t’i ruash kështu dhe do t’i hapësh me dashuri dhe kujdes sepse shok më të mirë se libri nuk ka”, tha Rama.
Në të gjithë vendin po vijon shpërndarja e librave falas, për nxënësit nga klasa e I deri në të V.
Rreth 220 mijë nxënës përfitojnë këtë vit tekste shkollore falas, ndërkohë që deri para disa vitesh askush nuk përfitonte
Fraksion.com