Rama inspekton punimet e fazës së dytë të Lungomares: Shtrirja deri te tuneli i Ujit të Ftohtë
Kryeministri Edi Rama njofton nisjen e fazes se dyte te Lungomares ne Vlore, qe do te shtrihet deri te tuneli i Ujit të Ftohtë. Ai ka postuar nje video nga nisja e aksionit per shembjen e ndertesave pergjate kesaj vije bregdetare dhe shkruan se “projekti i arkitektit të famshëm belg, Xavier de Geyter, autori i Lungomares”, do te sjelle transformimin spektakolar.
“Vlorë- Nisi faza e dytë e Lungomares me shtrirjen e saj deri tek tuneli i Ujit të Ftohtë😊
Projekti i arkitektit të famshëm belg, Xavier de Geyter, autori i Lungomares, parasheh një transformim spektakolar të këtij segmenti të dytë, ku hapësira deri sot e ngarkuar dhe e ngatërruar nga gjithëfarë ngrehinash e platformash të ndërtuara në vite, do të pastrohet tërësisht ae do të rindërtohet në funksion të fuqizimit të imazhit të Vlorës së Rilindur Turistike🏖⛰ #VloraqëDuam❤🌊 #ShqipëriaqëDuam☀🇦🇱“, shkruan Rama.
Fraksion.com