Life StyleTë fundit

Një vit pas sherrit, kushërirat Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj bëjnë paqe

Një vit më parë, mes dy kushërirave Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj nisën konfliket dhe rrjetet sociale i nxorrën zbuluar.

Dikur ato kalonin shumë kohë bashkë dhe postonin vazhdimisht foto me njëra-tjetrën, mirëpo jo vetëm foto që nuk publikuan, por as nuk ndiqeshin më në Instagram.

U tha se arsyeja e sherrit ishte miku i ngushtë i Anxhelinës, grimieri i famshëm Ariel.

Sipas burimeve, Beatrix i kishte kërkuar Ariel-it ta ndihmonte për karrierën e saj në Amerikë, mirëpo kjo nuk i kishte pëlqyer Anxhelinës, e cila ishte bërë xheloze.

Vajzat preferuan të mos e komentojnë këtë ngjarje në media, por një vit pas sherrit të bujshëm duket se gjërat janë rregulluar.

Dy kushërirat kanë dalë së bashku me mamatë e tyre dhe kanë kaluar kohë me familjen, duke treguar se gjithçka është rregulluar.