Kandidatët për kryeministër me partnerët e tyre ndoqën nga afër ndeshjen e Kosovës me Republikën Çeke (foto)
Është zhvilluar ndeshja mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Republikës Çeke (2-1), e vlefshme për eliminatoret për ‘Euro 2020’.
Kjo ndeshje e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ka mbledhur me mijëra tifozë të pranishëm, por edhe teleshikues nga ekrani që po e ndjekin me emocion ndeshjen.
Teksa po zhvillohej loja në nisje të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e reja që do të mbahen në Kosovë, më 6 tetor 2019, duket se kandidatët e partive të ndryshme politike në vend, po e shijojnë nga afër këtë ndeshje.
Telegrafi ju sjell në vazhdim disa nga kandidatët për kryeministër të ardhshëm të Republikës së Kosovës, të cilët së bashku me bashkëshortet/ët e tyre, e ndoqën nga afër në stadium ndeshjen Kosovë-Republika Çeke.
Ramush dhe Anita Haradinaj
Të buzëqeshur e me motiv, dyshja publikuan disa fotografi të përbashkëta në rrjetet sociale, duke i uruar fitore djelmoshave të Përfaqësueses.
Foto: Ramush Haradinaj/Facebook
“Bashkë me Anitën, në mbështetje të djelmoshave tanë të pamposhtur. Forca Kosovë”, shkroi Ramush Haradinaj në Facebook.
Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriu
E vetmja kandidate femër për kryeministre në këto zgjedhje, Vjosa Osmani, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndoqi gjithashtu ndeshjen nga tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”.
Ajo publikoi disa footgrafi në rrjetin social Facebook, ku shfaqej bashkë me burrin e saj në mbështetje të Kosovës, tekka flamuri dhe fanella e Përfaqësueses sonë nuk munguan.
“Forca Kosova”, shkroi Vjosa në mbishkrimin e këtyre fotografive.
Kadri dhe Violeta Veseli
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovë, së bashku me gruan e tij, Violetën, pasditen e së shtunës e rezervuan për shikimin e ndeshjes Kosovë-Republika Çeke.
Ishte pretendenti për kryeministër, ai i cili publikoi në rrjetin social Facebook një video, nga momenti kur çifti bëjnë tifo dhe shprehin mbështetje për Përfaqësuesen.
“Forca Kosova, duam fitore”, shkroi Veseli në Facebook.
Fatmir Limaj
Në ndeshjen që u zhvillua sot (e shtunë) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, i pranishëm ishte edhe kandidati i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ai publikoi në rrjetin social Facebook disa fotografi nga tribunat, duke iu dhënë zemër ekipit të Përfaqësueses në mbishkrimin e fotografive.
“Si gjithmonë edhe sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, në përkrahje të djemve tanë të cilët po na bëjnë krenar me paraqitjet e tyre. Përpara Kosovë”, ishin fjalët e Limajt në Facebook.
Albin Kurti shprehu mbështetje për Përfaqësuesen e Kosovës
Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk pati mundësinë ta ndjekë nga afër ndeshjen, për shkak se ndodhej në Zvicër, mirëpo si rrallë herë, ai shprehur mbështetje për Përfaqësuesen e Kosovës, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
“Sot do të jem në Aarau të Zvicrës, ku mbahet diskutim publik mbi pjesëmarrjen demokratike, me deputetin zviceran, Cédric Wermuth, dhe me bashkatdhetarët tanë.
Me trup në Zvicër por me mendje dhe me zemër jemi në stadiumin “Fadil Vokrri”. Forca djema”, shkroi Kurti në Facebook, teksa shpërndau një fotografi të djelmoshave të Përfaqësueses së Kosovës. /Telegrafi/