“Janë të dashura dhe ledhatare”; Meta në plazh: Ndihmova më guximtaren të zbresë
Presidenti Ilir Meta e ka n nisur fundjavën me disa mesazhe të koduar që duket se i drejtohen tre liderëve të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ai ka publikuar një video, me një “buqetë macesh”.
Një prej maceve i ka qëlluar guximtare presidentit, dhe teksa ngjitet lart ajo nuk llogarit rrezikun në kthim.
Gjithsesi, Meta është aty për t’ia bërë të lehtë zbritjen.
“Një mëngjes me një “buqetë” macesh, gjithmonë relaksues! Ato janë të dashura dhe ledhatare. Por ka edhe ndonjë guximtare që ngjitet lart, pa llogaritur rrezikun në kthim. Unë qëllova aty,. Ju uroj një fundjavë të këndshme dhe të mbarë”, shkruan Meta.
Fraksion.com