AktualitetTë fundit

“Ishte pjesë e skemave mashtruese”; Arrestohet biznesmeni i 16 në Tiranë

Arrestohet në kuadër të operacionit anti-informalitet Drilon Bareti me detyrë administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk”.

Ai dyshohet se ka konsumuar elemente te veprave penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “ Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Bareti është arrestuar, teksa 15 biznesmenët e tjerë ndodheshin para gjykatës penale të Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë pas arrestimit dy ditë më parë.

Biznesmenët akuzohen se prodhonin fatura fiktive shit-blerjesh me qëllim përfitimin e TVSH-së duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 25.7 mln lekësh, shifër kjo e përllogaritur nga faturat që ka arritur të sigurojë policia si provë.

Megjithatë, sipas burimeve të Report Tv shifra mund të shkojë nga 25-30 mln euro. Ky hetim është shtrirë në kohë prej dy vitesh, ndërsa prej 2017-2019, firmat e përfshira në skemë kishin dhe aktivitetin e tyre masiv me faturat e shit-blerjeve për të rimbursuar fiktivisht TVSH dhe ulur tatim fitimin.

 

Fraksion.com