“Babai u hodh kur erdhi policia”; Detaje të reja nga krimi në Librazhd: Djali i binte murit me kokë; E gjeti nënën të mbuluar në gjak
Ata kanë qenë në dhomën e tyre të gjumit kur ai nga kuzhina ku ndodhej duke parë televizor ka dëgjuar ulërimat e nënës së tij.
I alarmuar ka hyrë në dhomën e prindërve dhe aty ka gjetur nënën e mbuluar me gjak dhe që të dy ulërinin për ndihmë.
Zhurmat e mëdha kanë alarmuar fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë për ndihmë dhe kanë njoftuar policinë. Ata (fqinjët) janë përballur me krimin monstruoz, ndërsa menduan se gruaja kishte pësuar ndonjë aksident dhe e kanë transportuar në urgjencë.
Ndërkohë që djali i çiftit në një gjendje të rënduar psikologjike i binte murit me kokë. (Aktualisht gjendja e 26-vjeçarit është e rënduar psikologjikisht dhe ka qenë e pamundur marrja e tij në pyetje).
Vetëm pak minuta më vonë në banesën ku ndodhi ngjarja ka mbërritur policia, e cila ka gjetur në dhomën e gjumit djalin me babain, ndërkohë që ky i fundit sapo ka dëgjuar emrin e tij ai nuk është përgjigjur.
Në një gjendje shoku, Daut Gjokola ka bërë disa hapa pas dhe ka hapur derën e ballkonit dhe është hedhur nga kati i 4.
53-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku shkaqet e saj ngelen ende mister, por nuk përjashtohen shkaqet për xhelozi mes çiftit.
Fraksion.com