Shqipëria merr kryesimin e Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore
Shqipëria merr kryesimin e Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore (SEDM).
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaron se marrja e kryesimit të SEDM përkon edhe me 20-vjetorin e krijimit të Brigadës së Europës Juglindore (SEEBRIG)
“Shqipëria merr kryesimin e Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore (SEDM), duke qenë më shumë se kurrë e angazhuar për të kontribuar në sigurinë, paqen dhe zhvillimin e dialogut në rajon”, thekson ministrja Xhaçka.
“Marrja e kryesimit të SEDM përkon edhe me 20-vjetorin e krijimit të Brigadës së Europës Juglindore (SEEBRIG), e cila është një strukturë e deklaruar me rreth 5000 trupa në shërbim të operacioneve të paqes në rajonin tonë”, nënvizon Xhaçka.