Ja se çfarë vlerëson vajza e Majlinda Bregut te një mashkull
Vajza e ish-deputetes demokrate Majlinda Bregu dyshohet se muajin e kaluar i dha fund lidhjes së saj.
Për një kohë të gjatë u fol se vajza e ish-Ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, si dhe djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani, ishin të lidhur dhe madje në prag fejese.
Por mediat bënë publike kohët e fundit një foto, ku Erik Fullani shfaqej duke u puthur me një vajzë tjetër, gjatë pushimeve në Dhërmi.
Kejda Ajazi, vajza e Majlinda Bregut që numëron mbi 32 mijë ndjekës në Instagram, ku edhe komunikon me ndjekësit e saj të shumtë.
Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”, një prej komentueseve e ka pyetur se çfarë pëlqen më shumë te një mashkull. Ajo ka pohuar troç, “burrëria”, duke treguar indirekt se Eriku e ka zhgënjyer.
Vajza e Majlinda Bregut, Kejda Ajazi, ka treguar zhgënjimin e saj të madh nga Erik Fullani, megjithëse ende asnjëri prej tyre nuk e ka deklaruar ndarjen.