“Hajdutja e 5 mln eurove”; Spiropali hedh në gjyq Albana Vokshin
Ministrja e Parlamentit, Elisa Spiropali ka paralajmëruar se do të hedhë në gjyq ish-deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, pasi kjo e fundit e akuzoi për vjedhjen e 5 milionë eurove.
Por këtë akuzë, Spiropali e konsideron trashanike dhe banale: “Banaliteti ulëritës i Albana Vokshit nuk mund të mbulojë mendjelehtësinë proverbiale të Lulzim Bashës. Albana do të përgjigjet në gjykatë për akuzat e saj trashanike, kurse shefi i saj Luli, ka përpara gjyqin e votës së cilës i trembet si djalli temjanit.”
Reagimi i plotë:
Banaliteti ulëritës i Albana Vokshit nuk mund të mbulojë mendjelehtësinë proverbiale të Lulzim Bashës. Albana do të përgjigjet në gjykatë për akuzat e saj trashanike, kurse shefi i saj Luli, ka përpara gjyqin e votës së cilës i trembet si djalli temjanit.
Fraksion.com