Conte; Nga lojtar amator nё burrё shteti
Para njё viti e gjysmё ai ishte njё profesor i panjohur juridiku. Tani ai ёshtё kthyer nё njё yll tё politikёs: Karriera e habitshme e Giuseppe Contes – bindёse, por pa bindje?
Avokati tё tёrheq vёmendjen me mёnyrёn e tij tё qetё dhe me argumenta parimorё. Edhe me presidentin italian, Sergio Mattarella ai ka njё fill tё mirё komunikimi. Italianёt e duan 55 vjeҁarin me origjinё nga Pulja, i cili hyri tёrthorazi nё politikё. SIpas sondazheve, Conte gёzon njё reputacion me 58 pёrqind duke u renditur nё sondazhe i dyti pas Mattarellas si politikani mё i preferuar. „Avokati i popullit” krahasuar me figurat kryesore tё populistёve si Matteo Salvini (Lega) dhe Luigi Di Maio (Pesё Yjet) duket i arsyeshёm, i qetё dhe i pjekur, mendojnё komentatorёt nё Itali. Qё nga qershori 2018 Conte ka qenё fytyra e qeverisё populiste, ku ai mё shumё ishte noteri i qeverisё, e jo „presidenti i kёshillit tё ministrave”, qё pjesёrisht ndёrmerrte nisma mjaft tё diskutueshme politike nga tё dyja partitё.
“Unё nuk jam marionetё“
Atё e pёrqeshnin si „zёvendёs” tё zёvendёsave tё tij, Salvini dhe Di Maio. Por nё Parlamentin Europian nё shkurt Giuseppe Conte u mbrojt: “Unё nuk jam marionetё. Unё pёrfaqёsoj popullin tim “, kёshtu iu kundёrvu ai kritikёve nё Strasburg.
Giuseppe Conte u emancipua vetёm pasi qeveria e tij e parё kishte dёshtuar. Nё njё fjalim qё mbajti duke deklaruar dorёheqjen ai kritikoi ashpёr ministrin e Brendshёm, Matteo Salvini, qё ishte ulur pranё tij duke e akuzuar atё pёr „obsesion nё politikёn e migracionit”. Ai e akuzoi Salvinin si tё papёrgjegjshёm, sepse Italia e dobёsuar ekonomikisht ka nevojё pёr njё qeveri solide pёr ta ndryshuar kёtё situatё – duke u zgjuar kёsisoj disi me vonesё. E sikurse shkruan gazeta “Corriere della Sera” pas kёsaj ndodhi mrekullia. Praktikisht avokati i urtё, Conte brenda pak ditёsh krijoi njё raport me kryetarin e socialdemokratёve, Nicola Zingaretti, duke e bindur atё pёr njё koalicion me lёvizjen Pesё Yjet. Tё dy zhvilluan formulёn, qё Conte pёrmbledhtas e shpjegon: “Unё do tё garantoj, qё Pesё Yjet dhe socialdmeokratёt nuk janё vetёm njё shumё e pjesёve tё tyre, por njё lidhje, njё sintezё, njё koalicion i vёrtetё.”
Kthesё e lehtё
Pa ngurruar, papritur Conte nga njё politikё mё shumё radikale e djathtё kaloi nё kahun e aleancёs sё majtё. Themeluesi i Pesё Yjeve, humoristi Beppe Grillo, i dha bekimin kёsaj nisme tё re nё njё blogg tё tij. Koalicioni i ri do tё jetё „njё qeveri pa politikanё”, shkruan Beppe Grillo. Avokati Conte e interpreton kёtё ironi tё Grillos, se kёshtu vetёm ai, „Jo politikani”, do tё bёhet garanci pёr njё fazё tё re nё politikёn italiane. Qysh nё muajt e fundit, euroskeptiku Conte i tёrhoqi deklaratat e tij tё mёparshme. Nё bisedat me Komisionin e BE-sё, kancelaren Merkel dhe presidentin Macron, Conte ia doli qё tё pengojё procesin e deficitit kundёr Italisё me borxhe tё mёdha. Ai deklaroi, se „projekti mё i rёndёsishёm i qeverisё sё ardhёshme do tё jetё buxheti i vitit 2020″, qё do ta kthejё Italinё nё shtegun e rritjes ekonomike, do tё hapё vende pune e do tё sjellё investime.”
Sa i pёrket politikёs sё jashtme mbetet i paqartё drejtimi qё do tё ndjekё qeveria „Conte II”, sidoqoftё ai do tё jetё fleksibёl./DW
Fraksion.com