Walmart redukton ndjeshëm shitjen e armëve të zjarrit
Rrjeti i supermarketeve Walmart tha se do të ndërpresë shitjen e municioneve të pistoletave dhe pushkëve me tytë të shkurtër në dyqanet e tij.
Walmart njoftoi gjithashtu se do të kërkojë publikisht që klientët të mos mbajnë në mënyrë të dukshme armë zjarri në dyqanet e tij edhe në rastet kur ligjet e shtetit përkatës e lejojnë këtë.
Njoftimi vjen vetëm disa ditë pas një incidenti me armë zjarri në Odesa të Teksasit ku mbetën 7 të vrarë, ndërkohë që muajin e kaluar pati dy vrasje masive me armë zjarri, njëra prej të cilave në një supermarket Walmart në El Paso të Teksasit.
Walmart bëri të ditur se nuk do të shesë më armë zjarri në dyqanet e tij në shtetin e Alaskës.
Në mesin e viteve 1990, dyqanet Walmart e ndaluan shitjen e pistoletave, me përjashtim të Alaskës.
Ky vendim shënon daljen e plotë të Walmart-it nga ky lloj biznesi gjë që e lejon të përqendrohet vetëm te pushkët e gjuetisë.
Fraksion.com