AktualitetTë fundit

U akuzuan nga PD: Prokuroria nis verifikimin për Maznikun, Gjonajn dhe Peleshinministrin e PS

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin në lidhje me akuzat e Partisë Demokratike bërë ndaj nënkryetarit të Bashkisë,  Arbjan Maznikut, ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj si dhe për ish-ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi.

Partia Demokratike pretendon se Mazniku dhe Gjonaj kanë shpezuar shumë të larta për akomodimin e tyre në vizitat e kryera jashtë vendit, ndërsa Peleshi dyshohet se ka futur një pesticid të dëmshëm në kohën kur ushtronte postin e ministrit të  Bujqësisë.

Pas publikimit të disa faturave në media, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh se fatura 700 euro e publikuar në media nuk ishte vetëm për të, por për të gjithë stafin dhe se janë shpenzime për dy net fjetjeje.

Ajo theksoi në reagimin e saj se është e hapur ndaj çdo ankese të publikut dhe e vendosur për t’iu shërbyer qytetarëve.

 

Fraksion.com