AktualitetBota+Të fundit

Trump: Nëse rizgjidhem, shumë më i ashpër me Kinën

Presidenti Donald Trump paralajmëroi të martën Kinën të mos vonojë arritjen e marrëveshjeje të re tregtare me shpresën se zoti Trump nuk do të zgjidhet për një mandat të dytë. Ai iu drejtua Pekinit me fjalët se nëse i fiton zgjedhjet do të jetë “shumë më i ashpër” në termat e marrëveshjes.

Zoti Trump, i cili është përfshirë në një betejë tarifash me Pekinin tha se Shtetet e Bashkuara “po ecin shumë mirë në negociatat me Pekinin,” megjithëse nuk është caktuar data për një raund të ri bisedimesh që mendohet se do të zhvillohet në Uashington në fund të muajit.

“Jam i bindur se do të preferonin që të merreshin me një administratë tjetër që të vazhdojnë praktikat e ‘zhvatjes së Amerikës’,” përmes sufiçitit tregtar prej qindra miliarda dollarësh, megjithatë “periudha 16-mujore është tepër e gjatë për të vazhduar të humbasin vende pune e kompani që do të vazhdojnë të largohen” deri kur një president i ri të vijë në Shtëpinë e Bardhë, tha zoti Trump.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1168874291376656384

“Çfarë do të ndodhë me Kinën nëse unë fitoj?,” tha udhëheqësi amerikan. “Unë do të jem shumë më i rreptë!”.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1168874292626501633

Ai fajësoi administratat e mëparshme amerikane që “janë zhvatur” nga Kina.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian është një tjetër partner që “na trajton shumë padrejtësisht në tregti. Kjo do të ndryshojë!”

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1168879633984643072

Të dielën Shtetet e Bashkuara dhe Kina vendosën tarifa të reja ndaj importeve të njeri-tjetrit. Këto masa janë shkallëzimi i fundit në një betejë të gjatë dhe të ndezur tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë./VOA

 

Fraksion.com