“Rama ik” & “Basha & Kryemadhi hajde”; Rudina Hajdari: Më mirë lapsuset e mia se sa t’i gënjej demokratët
Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka reaguar përmes një statusi në facebook, lidhur me situatën politike në vend, ndërsa një përgjigje ka edhe për lapsusin e saj në seancën plenare të së hënës.
“Kam kaluar 17 vite në Amerikë dhe ky është fakt. Po më mirë lapsuset e mia se sa t’i gënjej demokratët çdo ditë duke ju thënë që mos të kalojnë në eufori se 85% e shqiptarëve thonë “Rama ik” & “Basha & Kryemadhi hajde”. Ndërkohë i kanë lënë pa punë e pa bukë për hesapet e tyre.” shkruan Hajdari.
Gjatë fjalës në seancën plenare të së hënës, e cila shënoi edhe nisjes e sesionit të ri parlamentar, deputetja Hajdari bëri një lapsus ndërsa tha se “Ne do vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë”
“Ne do vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë. Ne do shkojmë në çdo qytetet për të njohur vendin me alternativen demokrate. Ne do të fillojmë udhëtimin tonë, qytet më qytet, fshat më fshat. Ne nuk ndalemi nga beteja për të sjellë demokracinë në vend”, tha Hajdari në seancë plenare.
Fraksion.com