“Mund të kem folur…”; Dëshmia e Agron Xhafaj: I kam dhënë lekë borxh ‘Babales’
Në seancën e sotme gjyqësore në procesin “Babalja”, është lexuar edhe dëshmia e Agron Xhafës, vëllai i ish-ministrit Fatmir Xhafaj, i akuzuar për trafik droge si dhe protagonist i audio përgjimit të Albert Veliut.
Në dëshmi, Agron Xhafaj deklaron se i ka dhënë borxh Albert Veliut i cili luante bixhoz por nuk ia ka kthyer.
Ai ka mohuar se ka folur për trafik me të.
“Sulmet e deputetëve të PD janë për të dëmtuar imazhin e vëllait tim si Ministër i Brendshëm. Nga përmbajtja e bisedës audio mendoj se është Robert Veliu. Ai vinte rregullisht dhe pinte kafe te lokali im. I kam dhënë lekë borxh se luante bixhoz. S’ka qenë korrekt në kthimin e borxheve. Mund të kem folur me të por jo për gjërat që ai pretendon”, deklaron Agron Xhafaj.
Në seancën e sotme ka dëshmuar edhe sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi dhe prokurori Besim Hajdarmataj.
Fraksion.com