” ‘Babalja’, pse kërkova SHISH?”; Deklarata Hajdarmatajt: Alfred Veliun e prita në zyrë dhe…
Prokurori Besim Hajdarmataj ka rrëfyer në seancën e sotme në procesin “Babalja”, njohjen e tij me të ashtuquajturin ‘Dëshmitari X’ ose ndryshe Alfred Veliu.
Ai ka thënë se e ka pritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ka pasur vetëm një takim me të e më pas ka lajmëruar Shërbimin Informativ.
Ai ka shpjeguar se i ka kërkuar SHISH ta trajtojnë si informator pasi vetë nuk kishte të dhëna konkrete.
“Të nesërmen në zyrë erdhi një nga drejtuesit e SHISH dhe i shpjegova situatën. U kërkova ta trajtonin ata si informator. Sepse mua s’më prezantoi të dhëna konkrete apo prova. Pse unë kërkova SHISH? Lidhej me faktin që personi fliste për implikim të policisë. SHISH ishte i vetmi që na kishte informuar për rastet e kultivimit të drogës. Me Alfred Veliun s’kam pasur më asnjë kontakt”, deklaroi Hajdarmataj.
Fraksion.com