80 policë nën hetim; Hapet sistemi TIMS për foton e ish-kolegut të vrarë
Bëhet me dije se janë rreth 80 policë, për të cilët ka nisur hetimi, lidhur me nxjerrjen e të dhënave të Santiago Malkos, i cili mbeti i vrarë një javë më parë.
Ish-polici u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 27 gushtit në orën 22:20. Malko sapo kishte dalë nga një lavazh në rrugën “Xhanfize Keko”, ku kishte larë makinën, kur i’u bë atentat. Pikërisht në dalje ai u ekzekutua me breshëri të shtënash, teksa në vendngjarje janë gjetur rreth dhjetë gëzhoja.
Dyshohet se 26-vjeçari, është mbajtur nën vëzhgim në lëvizjet e tij, në mënyrë që ekzekutimi të ishte i suksesshëm.
Pas të shtënave ndaj tij, Malko ka humbur kontrollin e mjetit “BMW X 5”, duke u përplasur me murin e një biznesi aty pranë. Paraprakisht dyshohet se ai ka qenë me shpejtësi, pasi ka kuptuar se po e ndiqnin.
Sakaq pak pas vrasjes, policia gjeti një automjet tip furgon që u përdor nga autorët e krimit që më pas u gjet i djegur në Ferras, brenda të cilit u gjet edhe një automatik kallashnikov
26-vjeçari ishte një emër i njohur për autoritetet.
Në vitin 2016 ka qenë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit. Po në vitin 2016 rezulton se Santiago Malko ka pasur një përplasje me vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi.
Mësohet se përplasja mes tyre është bërë në lokalin e dy vëllezërve. Santiago Malko ka pasur lidhje shoqërore me Ervis Martinajn.
Fraksion.com