Tifozja speciale e Inter-it
Modelja britanike April Summers u ka dhënë fund pushimeve verore “mjaft të nxehta”, të kaluara në plazhet më të njohura të botës dhe i është rikthyer punës këtë herë më e motivuar se kurrë.
Bukuroshja është e njohur si tifoze e flaktë e Interit dhe për të njoftuar mbylljen e pushimeve ka huazuar frazën e trajnerit të ri të zikaltërve Antonio Conte, “Work Hard, Play Hard”.
April Summers u bë protagoniste edhe pak ditë më parë, ku po nëpërmjet rrjeteve sociale, shprehu mbështetje për ish kapitenin Mauro Icardi dhe i kërkoi atij të mbetej te skuadra zikaltër edhe për sezonin e ri.
Ju ftojmë të shikoni disa foto të modeles:






