AktualitetPolitikëTë fundit

“Stop Informalitetit”, Rama: Mbi 12 mijë qytetarë, gatishmëri për t’u përfshirë në këtë betejë

Aplikacioni “Stop Informalitetit” ka nxitur interesin e shumë qytetarëve, ndërsa deri tani ky aplikacion është shkarkuar nga 12,543 qytetarë.

Kryeministri Edi Rama falënderoi sot të gjithë qytetarët që janë pajisur me aplikacionin “Stop Informalitetit”, për gatishmërinë për t’u përfshirë në këtë betejë shtetbërëse.

“Aplikacioni që të mundëson të mos heshtësh përballë abuzimit, gjendet në App Store ose në Play Store. Denoncimi është i fshehtë dhe konfidencialiteti i të dhënave të tua 100% i garantuar”, tha Rama.

Ai falënderoi këdo që bëhet pjesë e kësaj përpjekje sa të vështirë, aq të domosdoshme për Shqipërinë që duam.

 

Fraksion.com