AktualitetTë fundit

Shkrumbohet gjatë natës makina në Dhërmi

Një makinë është djegur gjatë natës mes të hënës dhe të martës, teksa ka qenë e parkuar në Dhërmi.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se makina tip “Audi” është djegur si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Fatmirësisht nga djegia e mjetit nuk ka të lënduar në njerëz.

Aktualisht policia po heton për të hedhur më shumë dritë mbi zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Po ashtu po punohet edhe në pistën e zjarrvënies së qëllimshme, ndërkohë që i zoti i mjetit po merret në pyetje.

 

Fraksion.com