Pas largimit të Robert Aliaj nga “Dance With Me”, zbulohet emri i personazhit që do zëri vendin e tij
Pak ditë më parë në media u bë me dije se juria e spektaklit ‘Dance With Me’ do të ndryshojë. I pari që është prekur nga ky ndryshim është Robert Aliaj, i cili për vite me radhë shkaktonte në emision debate të shumta.
Pas largimit të tij nuk dihej nëse juria do të ishte më e pakët në numër apo Roberti do të zëvendësohej, por mesa duket rezultoi kjo e fundit. Burime për “Blitz.al” bëjnë me dije se Gentian Zenelaj është i përzgjedhuri për të zënë vendin e Robertit dhe si do të ketë rolin e kritikuesit.
Ndërkohë, përpara nisjes së këtij edicioni të “Dance With Me” ka pasur dhe një ndryshim tjetër nga cast-i tashmë thuajse i zbuluar, me Çiljetën që është larguar përpara kohe, për t’u zëvendësuar me një tjetër këngëtare.