Life StyleTë fundit

Paralajmërimi i frikshëm i shkencëtarëve; Dimri mund të mos ekzistojë më

Qetësohuni! Bëhet fjalë për Australinë. Shkencëtarët atje kanë zbuluar se në vitin 2050 nuk do të ketë më dimër në këtë kontinent, por një verë të re të zgjatur në kohë.

“Në 30 vjet, dimri mund të mos ekzistojë më,” tha studiuesi Geoff Hinchliffe në një njoftim për shtyp, duke zbuluar se tjetërsimi i klimës do të ndryshojë në mënyrë drastike jetën në Tokë.

Ekipi, i shkencëtarëve kanë marrë në analizë të dhënat e Byrosë Meteorologjike dhe Informacionit Shkencor dhe ka dalë në këtë përfundim shqetësues.

“Pamë temperaturat mesatare historike të çdo sezoni dhe i krahasuam me të dhënat e projektuara,” shpjegoi Hinchliffe, “dhe ajo që gjetëm kudo është se nuk ka vërtet periudhë të dimrit të qëndrueshëm”.

Në vend të dimrit, studiuesit besojnë se njerëzit në disa vende të botës do të përjetojnë pranverë, vjeshtë dhe një sezon më të gjatë që ata po e quajnë “verë e re”. Gjatë këtij sezoni të ri, temperaturat vazhdimisht do të kulmojnë mbi 40 gradë Celsius për periudha të qëndrueshme kohore, bazuar kjo nga analiza e parashikime të motit.