Para spastrimit (Brexit)
Gjithnjë e më shumë krijohet përshtypja se konservatorët britanikë shtyhen nga një obsesion ideologjik për temën e Brexitit.
Ky është një zhvillim i rrezikshëm. Vërtet është e zakonshme që partitë të mbështeten në besnikërinë e deputetëve të tyre dhe, për këtë qëllim, ka raste edhe kur tundin “kamzhikun”. Por gjithnjë e më shumë krijohet përshtypja se në temën e Brexitit, konservatorët britanikë shtyhen nga një obsesion ideologjik; nën udhëheqësin e tyre të ri, ata janë të gatshëm të shkelin traditat kushtetuese dhe ta tredhin parlamentin.
Kaq edhe për parullën e Brexitasve gjatë fushatës së referendumit, se ata donin të rikthenin kontrollin e interesave kombëtare nga Brukseli. Ta kthejnë ku? Me sa duket jo patjetër në parlament./DW
Fraksion.com