Life StyleTë fundit

Nga zyra në skenë, Marina Vjollca shndërrohet në një “show girl” në spotin e ri

Marina Vjollca vijon të na mbajë pezull sa i përket emisionit të ri që pritet të transmetohet shumë shpejt në “TV Klan”. Bukuroshja shqiptare ka publikuar sot një video të spotit të ri të emisionit, që me thënë të drejtën nuk jep shumë detaje sesi do të titullohet apo dhe se kur do të nisë.

Ajo që na ra në sy është paraqitja e Marinës, e cila duket si një shefe në detyrë në zyrën e saj në televizionin “Klan”. Moderatorja shfaqet në zyrë dhe më pas niset drejt stilistit të saj për t’u shndërruar në një zonjushë plot klas. Ajo më pas shfaqet në një skenë të madhe që mban inicialin e emrit të saj M, pas krahëve.

Me sa dinim para kësaj videoje, emisioni i Marinës do të titullohej “Kalanifornia Show” dhe bjondina bukuroshe do t’i bashkohej kastit të aktorëve të “Duplex”. Nuk e dimë nëse ky spot ka lidhje me këtë format apo bëhet fjalë për diçka tjetër. Gjithsesi na mbetet të presim për të parë surprizën që ka rezervuar Marina për ne të gjithë!