Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretet e Metës; Votat e miratimit në Kuvend
Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretet e Presidentit Ilir Meta për privatizimet, koncesionet dhe partneritetin publik privat PPP. Këto dekrete u rrëzuan nga votat e maxhorancës, ndërsa ai tani do të kalojë për shqyrtim në Kuvend.
Teksa anëtarët e komisionit po diskutonin, mes Ahmetajt dhe deputetit të opozitës, Alban Zeneli ka nisur një debat. Ahmetaj i kërkoi Zenelit që të mos fliste në këmbë, por të zinte vend në tryezë për t’ju bashkuar diskutimeve. Kaq ka mjaftuar që Ahmetaj të ndërpresë mbledhjen, për ta rifilluar pak minuta më vonë.
Gjatë diskutimeve u vunë në dukje të gjithë elementët kundër Presidentit Meta, lidhur me argumentet që ai shoqëronte mosdekretimin e këtyre ligjeve. Gjithsesi, mazhoranca është e bindur se ato do të votohen nga parlamenti, pa pasur më të drejtën e ridërgimit për dekret nga kreu i shtetit.
Fraksion.com