AktualitetTë fundit

“I kisha thënë mos të ma hapte atë muhabet”; Djali tregon pse e vrau babain me sëpatë

Janë këto fjalët që ka thënë në polici e 35-vjeçarit Arjan Shahaj, i cili paraditen e së hënës se i mori jetën të atit Iljaz Shahaj, duke e vrarë me sëpatë, teksa kishin dalë për të bërë dru në pyllin e fshatit Shalës në Memaliaj.

Lidhur me krimin e ndodhur rreth orës 10.30 të ditës së djeshme, ai ka treguar edhe motivin si nisi sherri.

“Kam pasur lidhje me një vajzë në fshat. Njerëzit e saj kishin takuar babanë dhe i kishin kërkuar që ta lija të qetë. Aty nisi gjithçka. I kisha thënë që të mos ma hapte muhabetin e vajzës me të cilën isha i lidhur dhe aty u kapëm me fjalë dhe unë e qëllova. Doja vetëm ta trembja dhe jo ta vrisja”, është shprehur i riu.

Kujtojmë se pas krimit ai u largua nga vendi i ngjarjes, për tu kapur rreth tre orë më vonë në Levan të Tepelenës, teksa po udhëtonte me një furgon drejt Tiranës.

Pavarësisht rezistencës së bërë, 35-vjeçari u prangos nga policia. Kjo pasi pas krimit ai shkoi në banesë, por aty u përball me nusen e vëllait të cilës i kërkoi para se do shkonte te motra në Tiranë se kishte punë.

Përballë refuzimit të saj, e cila i tha se nuk kishte, Arjani shkoi në dhomën e prindërve, mori 20 mijë lekë të vjetra dhe u largua.

Ndërkohë në polici ai ka treguar se ka qenë i shtruar dy herë në spital në Tiranë, për shkak se vuante nga depresioni.

Bazuar në deklarimet e familjarëve, por edhe konfirmimin e policisë, i dyshuari rezulton person me probleme mendore.

Mësohet se i riu një vit më parë ka tentuar të vrasë një kushëririn e tij dhe në vitin 2003, ka tentuar që të vrasë nënën. Pas krimit të sotëm, Arjani u largua nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia vijon punën për kapjen e tij si dhe për sqarimin e rrethanave të krimit.

Jo vetëm kaq por Arjan Shahaj në vitin 1998, kur ishte vetëm 14 vjeç, është dënuar me 12 vite burg.

Kjo për shkak se ka tentuar të vrasë një bashkëfshatarin e tij, por për shkak të moshës së mitur, nuk e kryer të gjithë dënimin, por edhe prej faktit se pala tjetër e konfliktit nuk pati pasoja për jetën.

 

Fraksion.com