AktualitetPolitikëTë fundit

Hetimi i Presidentit; Komisioni hetimor do thërrasë Metën të dëshmojë më 6 shtator

Komisioni Hetimor Parlamentar është mbledhur mesditën e sotme për të diskutuar kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Komisioni ka vendosur që më 6 shtator, të thërrasë kreun e shtetit në seancë dëgjimore.

Në mbledhjen e sotme e cila drejtohet nga Ulsi Manja, po diskutohet verifikimi i procedurës së ndjekur nga kreu i shtetit për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve 30 qershor.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta do të hetohet për një periudhë tre mujore nga kryetari Ulsi Manja dhe 8 deputetë të tjerë, 4 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita për shkelje të rëndë të Kushtetutës sipas kërkesës së bërë nga 55 deputetë socialistë.

Sipas rregullores së Kuvendit dhe ligjit për komisionet hetimore, Presidenti i Republikës është i detyruar të paraqitet në një seancë kur të thirret nga Kuvendi.

 

Fraksion.com