AktualitetRajoniTë fundit

Fund 3 grupeve kriminale në Itali: 25 të arrestuar, menaxheri i njërit grup, ishte shqiptar

Shkatërrohen në  Itali tre grupe të fuqishme kriminale, njëri prej të cilëve drejtuar nga një 30 vjeçar shqiptar.

Mediat fqinje raportojne sot se policia italiane ka ekzekutuar 25 urdhër arresti ndaj anetarëve të bandave kriminale, kryesisht për trafikun e lëndeve narkotike.

Bëhet me dije se menaxheri i njërit prej grupeve ishte një shqiptar i moshës 30-vjeçare, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, i cili qëndronte ilegalisht në Itali.

Tre grupet kriminale ishin të specializuara kryesisht në trafikun e drogës.

Krahas menaxherit shqiptar, mësohet se edhe në grupet e tjera kishte italianë dhe shqiptarë.

Ata vepronin në provincat e Pescara, Chieti dhe L’Aquila.

Grupi i parë qe është goditur i pari  është “Kanali shqiptar”, i cili rezulton se ka pasuri të madhe bujqësore. Pjesë e tij ishin kryesisht njerëz nga Ballkani, ndërkohë që menaxheri shqiptar  30 vjeçar  jetonte si klandestin në Itali.

 

Fraksion.com