Dorian sjell shkatërrime të papara në Bahamas
Uragani Dorian vazhdon të godasë me shira e erëra ishujt Bahamas, pas një nate që la pas shkatërrime rekord. Në ishujt Abaco dhe Grand Bahama uji arriti deri në katin e dytë të ndërtesave, ndërsa aeroporti ka thuajse dy metra ujë. Të paktën gjashtë vetë gjetën vdekjen dhe 21 të lënduar u dërguan me mjete ajrore në spitale nga Roja Bregdetare amerikane.
Kryeministri i Bahamas, Hubert Minnis tha se vendi po përjeton “një tragjedi historike” duke shtuar se shkatërrimet e shkaktuara janë të papara në të kaluarën.
Aktualisht Dorian është zbutur duke u cilësuar si uragan i kategorisë së tretë.
Qindra mijëra banorë në shtetet juglindore amerikane Florida, Xhorxhia dhe Karolinë e Jugut kanë marrë urdhër për evakuim para se stuhija të mbërrijë territorin amerikan ku parashikohet të sjellë erëra dhe përmbytje të rrezikshme. Disa aeroporte të mëdha kanë mbyllur një pjesë të operacioneve duke anuluar fluturime të shumta./VOA
Fraksion.com