Cisterna iraniane e ka ndalur sistemin e gjurmimit
Një cisternë iraniane e naftës e ka ndalur sistemin e gjurmimit, duke shtuar spekulimet se ajo do të shkojë drejt Sirisë.
Cisterna “Adrian Darya”, e cila transporton 2.1 milion fuçi të naftës së papërpunuar, e fiku sistemin e gjurmimit, derisa ishte rreth 4.583 kilometra larg bregdetit të Libanit dhe Sirisë.
“”Tani mund të supozosh me siguri se ajo është në ujërat territoriale të Sirisë”, tha agjencia që monitoron lëvizjet e cisternave në det, Tanker Trackers.
Adrian Darya 1, e njohur dikur si Grace 1, ishte konfiskuar në fillim të muajit korrik nga autoritetet e Gjibraltarit, me ndihmën e marinsave britanikë.
Ajo u ndalua nën dyshimin se po bënte bartjen e naftës së papërpunuar në Siri, duke shkelur kështu sanksionet e Bashkimit Evropian.
Por, më 15 gusht, Gjibraltari e liroi cisternën përkundër një kërkese amerikane për ta ndaluar transportuesin.
Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një urdhër për sekuestrimin e cisternës me arsyetimin se ajo kishte lidhje me trupat e Gardës Revolucionare të Iranit, të cilën Uashingtoni e ka përcaktuar si një organizatë terroriste.
Pas lirimit nga ana e Gjibraltarit, kishte informacione se cisterna ishte nisur drejt Greqisë dhe Turqisë por të dyja vendet mohuan se ajo do të ndalet në portet e tyre.
Fraksion.com