Unaza Bujqësore e Myzeqesë; Përfundojnë 55% e punimeve, përfitojnë 40 mijë banorë
Puna për rikonstruksionin e Unazës Bujqësore të Myzeqesë vazhdon me intensitet të lartë.
Janë 11 km rrugë që u vjen në ndihmë 40 mijë banorëve të fshatrave Imesht, Lumë, Ngurrëz e Madhe, Fier i Ri dhe Kashtbardhë.
Pas përfundimit të shtresave asfaltike, aktualisht po punohet me: shtrimin e pllakave të trotuarëve nga Imesht në Ngurrëz, ndërtimin e veprave të artit dhe mureve rrethuese, ndërtimin e trotuarëve në segmentin Fier i ri – Kashtbardhë.
Zona është e njohur për hapësirën e gjerë të tokave të kultivuara me kultura të ndryshme bujqësore, si dhe për sipërfaqet e mëdha me sera.
Investimi i qeverisë shqiptare, që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe lidh fshatrat Bubullimë, Krutje dhe Fiershegan me akset kombëtare Lushnje – Fier dhe Lushnje – Berat.
Unaza Bujqësore e Myzeqesë është një ndër investimet e rëndësishme në rrugët rurale të vitit të fundit, pasi zgjidh përfundimisht problemin e infrastrukturës dhe lidhjes së fshatrave me akset kombëtare.
Për banorët e këtyre zonave kjo përkthehet në mundësi, për të qenë më të konkurrueshëm në treg dhe pse jo për të investuar më tej./ata