AktualitetTë fundit

“U plagos në Afganistan”; Komandoja shqiptare bashkohet në SHBA me ish ministrin e PD

Ushtaraku Aleksandër Peçi, komandoja shqiptar mbeti i plagosur rëndë në Afganistan 7 vjet më parë, ndërsa kolegu i tij Feti Vogli humbi jetën, pas një sulmi ndaj tyre.

Ngjarja në të cilën u plagos komandoja ndodhu në 20 shkurtin e vitit 2012, kur trupat shqiptare u sulmuian nga një grupi afganësh që ishin veshur me uniforma policie.

Por, pasi mundi të shpëtojë komandoja me gradën e nëntetari u largua nga radhët e Forcave të Armatosura në vitin 2016 i zhgënjyer për trajtimin qesharak dhe në kufijtë e mbijetesës që sipas tij i bëhej një ushtaraku shqiptar.

Ai është takuar me ish kolonel  Dritan Demiraj që ka mbajtur edhe postin e  ministrit të Brendshëm në Qeverinë Teknike tremujore përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017.

Në faqen e tij në facebook, Demiraj shkruan: “Sonte pata kënaqësinë të kisha për darkë në shtëpi në Michigan ish-kolegun tim të nderuar Alksandër Pecin. Sandri në datën 20 shkurt 2012 gjatë kryerjes së detyrës me misionin “Eagle-4” në Daman, Kandahar, Afganistan u plagos rëndë në krye të detyrës nga një sulm i pabesë i terroristëve Afganë, ku fatkeqësisht humbi jetën kolegu jonë i nderuar Kapiten Feti Vogli. Ndjehem pafundësisht i nderuar që pata privilegjin dhe përgjegjësinë të punoj, komandoj dhe luftoj me këta njerëz të nderuar, trima dhe patriotë, të cilët vetëm i kanë dhënë Kombit Shqiptar dhe nuk i kanë marrë asgjë dhe që luftuam në frontin më të vështirë të luftës krah për krah me ushtrinë amerikane”, shkruan Demiraj në “Facebook”.

 

Demiraj Peci (1)

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com