Sot Kuvendi nis sesionin e ri parlamentar
Pas pushimeve Kuvendi i Shqipërisë nis sot në orën 18:00 seancën plenare për hapjen e Sesionit të V-të të Legjislaturës së IX–të.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, urdhëroi sot hapjen e sesionit të V – të të Legjislaturës së IX–të të Kuvendit të Shqipërisë seancën plenare me këtë rend dite;
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.7.2019 (neni 44, pika 2 e rregullores.
Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores).
Njoftimi/Miratimi i Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 2 shtator – 18 tetor 2019 (neni 26, pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
Po ashtu në seancën e sotme plenare në rendin e ditës është parashikuar dhe njoftimi/Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 2 -20 shtator 2019 (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë).
Fraksion.com