Prokurori çek ndalon hetimet ndaj kryeministrit Babish
Një prokuror çek ndaloi hetimet për mashtrim të dyshuar ndaj kryeminstrit të Republikës Çeke, Andrej Babish.
Zyra e prokurorit që mbikëqyrte hetimet tha përmes një deklarate se ai e ka dorëzuar vendimin e tij final dhe se “ka ndryshuar opinionin fillestar juridik”.
Kryeprokurori i Pragës do ta rishikojë këtë vendim dhe do të vendosë nëse është i vlefshëm ose jo, thuhet në deklaratë.
Policia çeke ka rekomanduar që Babish të përballet me akuza penale në lidhje me shpërdorimin e pretenduar të më shumë se 2 milionë dollarëve subvencione të Bashkimit Evropian.
Rasti, i cili ka shkaktuar protestat më të mëdha antiqeveritare në Çeki qysh më 1989 dhe i ka kushtuar kryeministrit me shumicën e tij në Parlament, përfshin një fermë, e cila ka marrë subvencione të BE-së pasi pronësia e saj është transferuar nga konglomerati i kompanive Agrofert tek anëtarët e familjes së Babishit.
Subvencionet kanë qenë të destinuara për bizneset e mesme dhe të vogla dhe Agrofert nuk ka pasur të drejtë në to.
Babish, i cili po ashtu është subjekt i një hetimi për konflikt interesi, ka mohuar çdo keqbërje.
Fraksion.com