“Nxirret në dritë afresku i kishës së Shën Mërisë në Berat”
Eshtë nxjerrë në dritë, duke shpëtuar nga rrënimi një prej afreskeve më të veçantë, që ndodhet në kishën e Shën Mërisë së Sinjës, Berat
Kryeministri Edi Rama bën të ditur se ky afresk është shpëtuar pas një pune të gjatë.
“Dhe me pamjet e një prej afreskeve më të veçantë, që ndodhet në kishën e Shën Mërisë së Sinjës, Berat, i cili pas një pune të gjatë është shpëtuar dhe nxjerrë në dritë, ju uroj një javë të mbarë “, theksoi Kryeministri Rama.
Restaurimi i afreskut të kishës së “Shën Mërisë” në Sinjë të Beratit u hartua nga specialistët e sektorit të artit pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat dhe ndërhyrja ka qenë në konsolidimin e shtresës së suvasë me murin, konsolidimi i bordurave me llaç, konsolidimin e shtresës së pelikulit me shtresën përgatitore dhe pastrimi i depozitimeve të blozave dhe kripërave që ndodhen në afresk.
Kjo kishë është një monument i rrallë i trashëgimisë kulturore, afresku mural në kishën e Shën Mërisë në fshatin Sinjë të Beratit, mendohet se daton që nga viti 1292, është nxjerrë në dritë nga restauratorët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat.Piktura e kësaj kishe-shpellë daton që prej vitit 1292. E realizuar e gjitha në shkëmb, piktura shfaqej e dëmtuar nga koha dhe tymrat e zjarreve.
Kisha e ”Shën Mërisë” mendohet të jetë ndërtuar në shekujt XI-XII, kur pati një lulëzim të madh të arkitekturës së kishave–shpellë, periudhë e cila shquhet për realizimin e kishave dhe ambienteve përreth në disa raste me volume të vogla, duke shfrytëzuar me mjeshtëri gjithë hapësirën e mundshme që jepte shpella natyrore në atë pjesë të formacionit shkëmbor.
Postimi i z Rama:
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me pamjet e një prej afreskeve më të veçantë, që ndodhet në kishën e Shën Mërisë së Sinjës, Berat, i cili pas një pune të gjatë është shpëtuar dhe nxjerrë në dritë, ju uroj një javë të mbarë 😊”
Fraksion.com