AktualitetTë fundit

Mbytet në Shëngjin një pushues

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm teksa ka qenë duke u larë në det, kur befas është ndjerë keq.

Ngjarja ka ndodhur në Shëngjin, ndërkohë që rrethanat e saj janë ende të paqarta.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se viktima është një person nga Kruja, i identifikuar si Besnik Marlika, 78 vjeç.

Pavarësisht tentativës për ti ardhur në ndihmë nga pushues të tjerë, Merlika gjeti vdekjen rrugës për në spital.

Sipas familjarëve viktima Besnik Marlika nga Kruja,  vuante nga diabeti dhe pak minuta pasi është futur në det dyshohet të ketë humbur ndjenjat dhe ka pësuar infarkt.

 

Fraksion.com