AktualitetTë fundit

Krim i rëndë në familje në Memaliaj; Djali vret babanë me sëpatë

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Memaliaj.

Mësohet se djali ka vrarë babain e tij mëngjesin e sotëm me sëpatë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shalës, rreth orës 10.30.

Si i dyshuar për ngjarjen është Arjan Shahaj, 35 vjeç, i cili ka qëlluar me sëpatë babanë e tij Iljaz Shahaj rreth 75 vjeç, duke e lënë të vdekur në vend.

Mësohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti mes tyre, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes nuk bëhen me dije.

Pas krimit i dyshuari është larguar nga banesa, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të tij.

 

Fraksion.com