“Kate Middleton i kthehet punës”
“Kate Middleton i kthehet punës”. Lajmërimi u dha nga pallati mbretëror anglez, Buckingham Palace, nëpërmjet një komunikate zyrtare.
Dukesha e Cambridge i kaloi pushimet me princin William dhe tre fëmijët e tyre, George, Charlotte dhe Louis, në Mustique, një ishull i vogël në Karaibe.
Por tashmë pushimet kanë mbaruar dhe siç thuhet në komunikatë, në 5 shtator do të nisë punën, e cila rinis pas ardhjes në jetë të tre fëmijëve.
Por çfarë do të bëjë? Në 5 shtator është dita e parë e shkollës së princeshës Charlotte dhe mami Kate do të shoqërojë vogëlushen në Thomas’s Battersea të Londrës, institut arsimor i cili frekuentohet edhe nga i vëllai George.
Eventi u trajtua nga Kensington Palace, si një angazhim zyrtar. Kjo pasi Charlotte do të shoqërohet nga e ëma në momentin e takimit me mësuesen, ashtu si dy vite më parë të vëllanë George e shoqëroi i ati William, për shkak se Kate ishte shtatzënë me Louis.
Historia përsëritet, por tashmë është Kate që i kthehet detyrës.